Tuesday, 10. March 2026
Sport

Pedro i jep Lazios fitoren përballë Empolit të Ismajlit

GS 06/10/2024 1 Min. Lesezeit

Një predhë e spanjollit Pedro i ka dhënë Lazios një fitore të vuajtur përballë Empolit, që i krijoi shumë probleme bardhekaltërve, duke u konfirmuar si një nga skuadrat që ka pretendime të shkojë në zonën e Ligës së Kampioneve.

Në ndeshjen e sotme në “Olimpico”, Empoli bëri surprizën teksa kaloi i pari në avantazh me anë të Esposito që në minutën e 9 të takimitl, Më pas, ishin vendasit të cilët kërkuan me ngulm golin dhe e gjetën në shtesën e pjesës së parë falë Zakanjit,

Në pjesën ë dytë, Kastejanos humb penallti dhe dukej se Empoli po arrinte të mbante larg portës skuadrën kryeqytetase për të ruajtur të paktën barazimin.

Por hyrja në fushë e 37-vjeçarit Pedro ndryshoi gjithçka dhe ishte spanjolli në minutën e 84-t ai i cili shënoi me një gjuajtje të fortë golin e fitores 2-1 që çon Lacion vetëm 3 pikë pas Napolit të vendit të parë.

Teilen: