Mesfushori i Dukagjinit, Mërgim Pefqeli e ka fituar epitetin e futbollistit më të mirë për xhironne dytë.
Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar të hënën se Pefqeli është shpallur “Ylli i Javës”.
Komisioni i Veteranëve të futbollit, e ka vlerësuar lartë paraqitjen e Pefqelit në fitoren e Dukagjinit 2:0 ndaj Gjilanit.
Pefqeli shënoi njërin prej dy golave të Dukagjinit, duke e zhbllokuar rezultatin ndaj Gjilanit në pjesën e parë.
Pasi mori çmimin, Pefqeli u shpreh tejet i lumtur, duke shtuar se shpreson të vazhdojë me paraqitje të mira dhe ta ndihmoj ekipin në arritjen e objektivave.