• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Peja 03 shënon fitore të medha

30/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Peja 03 ka arritur fitore të rëndësishme ndaj Prishtinës me rezultatin 71:79 (17:16, 15:17, 16:21, 15:17), në javën e tetë të Superliga Femrat. 

Një përballje tejet interesante dhe dramatike u zhvillua në kryeqytet, ku të dy skuadrat dhanë gjithçka në parket për të arritur fitore. Çereku i parë u mbyll me epërsi minimale 17:16 për Prishtinën, ndërsa çereku i dytë ishte po aq i ngushtë, me rezultatin 15:17, që bëri që pjesa e parë të përfundonte me një epërsi të ngushtë për mysafiret, 32:33. 

Pjesa e dytë nisi e barabartë për të dyja skuadrat, por në një moment Peja 03 tregoi superioritet, duke mbyllur çerekun e tretë me rezultat 16:21. Në dhjetë minutat e fundit, mysafiret u treguan të fuqishme për të siguruar një fitore të merituar 71:79. 

Më e mira te Prishtina ishte Jayla Johnson me 28 pikë dhe nëntë kërcime, ndërsa për Peja 03, Brailyn Jarell Joseph ishte më e mira, duke kontribuar me 21 pikë, 18 kërcime dhe tre asistime. 

Pas kësaj ndeshje, Prishtina ka tri fitore dhe pesë humbje, ndërsa Peja 03 ka grumbulluar gjashtë fitore dhe dy humbje pas tetë javëve të zhvilluara në Superliga Femrat..

Next Post

“Bingo” me Bisekun, Marota dhe Auzilio duan 40 milionë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.