• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Peja e vendosur ta barazoj serinë, Ylli synon fitoren e dytë në gjysmëfinale

24/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Golden Eagle Ylli dhe Peja do të përballen në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Kjo ndeshje luhet sot prej orës 19:00 në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, ndërsa si Ylli ashtu edhe Peja kërkojnë fitoren.

Aktualisht, Ylli po avancon 1:0 në këtë seri gjysmëfinale, në të cilën skuadra që regjistron tri fitore kualifikohet në finalen e play-offit. Ylli vikendin e shkuar triumfoi në palestrën “Karagaçi” ndaj Pejës dhe kampionia në fuqi e Kosovës është e vendosur t’i revanshohet ekipit nga Suhareka për të barazuar serinë dhe rikthyer përparësinë e terrenit.

Të dy skuadrat do të jetë të kompletuara në këtë përballje që pritet të jetë e fortë dhe të ketë një atmosferë të zjarrtë pasi palestra do të jetë e mbushur me tifozë.

Në përballjet direkte gjatë stinorit të rregullt, Peja është treguar skuadër më e fortë duke triumfuar tri herë dhe pësuar një humbje ndaj Yllit në katër duelet e luajtura. Megjithatë, Ylli në dy ndeshjet e fundit, gjysmëfinalen e Ligës Unike dhe gjysmëfinalen e parë të play-offit e ka mposhtur skuadrën e Pejës. Këto dy ekipe u patën përballur edhe në serinë gjysmëfinale të edicionit të shkuar, ku Peja e eliminoi Yllin përpara se të shpallet kampione e Kosovës.

Po ashtu, Peja të martën është dënuar me 5 mijë euro dhe dy ndeshje si vendas pa praninë e shikuesve për shkak të incidentit që ndodhi në duelin e parë kundër Yllit.

Next Post

Arsenali “shuplakë” Çelsit, Arteta: Jemi një skuadër e qëndrueshme, i lumtur për golat

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.