Skuadra e Pejës ka triumfuar në derbin e xhiros së 20 të Superligës së Kosovës në basketboll ndaj Sigal Prishtinës.
Në duelin dramatik të luajtur të shtunën në Prishtinë, skuadra e Pejës fitoi me rezultatin e ngushtë 69:66. Me këtë fitore, Peja ngrihet në kuotën e 35 pikëve, dy më shumë se Prishtina.
Peja e nisi mirë takimin dhe çerekun e parë e fitoi me shifrat 25:19. Prishtina u kundërpërgjigj në çerekun e dytë, duke fituar 21:11 dhe shkoi në pushim me avantazh prej katër pikëve (40:36).
Në dy periudhat e fundit, Peja u rikthye dhe arriti ta fitoj këtë ndeshje të rëndësishme. Peja e fitoi edhe çerekun e tretë dhe të katërt për ta konfirmuar triumfin.
Larry Thomas me 24 pikë, 8 kërcime e 4 asistime ishte më efikas te Peja. Ndërkohë, te Prishtina u veçua Shaheed Davis (17 pikë) dhe Dante Clark (16).