KB Peja ka mposhtur Trepçën në Palestrën “Karagaçi” në ndeshjen e katërt finale të plejofit të Superligës së Kosovës në basketboll. KB Peja ka fituar sot ndaj KB Trepçës me rezultatin 87-83.
Jadon Tate ishte thjesht i pandalshëm në këtë duel me 27 pikë të shënuara. Seria e finaleve tashmë barazohet në 2-2 dhe gjithçka pritet të vendoset në “Minatori” javën e ardhshme.