• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Peja fiton dramën ndaj kampionit

21/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Peja ka fituar derbin e javës së 13-të të ProCredit Superligës, duke mundur Trepçën me shifrat 65:64 (27:17, 17:14, 10:23, 11:10).

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë dhe në çerekun e parë, krijuan epërsi prej dhjetë pikësh, 18:8, derisa e fituan këtë pjesë 27:17. Verdhezinjtë ngritën më shumë epërsinë në periudhën e dytë, 40:23, derisa pjesa e parë përfundoi 44:31.

Kampionët nuk u dorëzuan dhe u rikthyen në çerekun e tretë, që e fituan 10:23, ku rezultati pas 30 minutash ishte i barabartë 54:54. Kjo bëri që fituesi të vendosej në dhjetë minutat e fundit, që u karakterizuan me shumë pak pikë të shënuara.

Por, Peja arriti të fitojë 65:64, derisa mitrovicasit nuk realizuan në aksionin e fundit me anë të Malik Johnson.

Te vendasit u dalluan Amin Hot me 13 pikë, shtatë kërcime e nëntë asistime, Arti Hajdari me 11 pikë e nëntë kërcime dhe Jonathan Galloway me tetë pikë e 11 kërcime, kurse te mysafirët u dalluan Dardan Kapiti me 15 pikë e gjashtë kërcime dhe Samuel Hunter me 14 pikë.

Peja ka shtatë fitore e gjashtë humbje, ndërsa Trepça ka dhjetë fitore e tri humbje.

Next Post

VIDEO/ Autogol qesharak në ndeshjen e Bundesligës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.