Tuesday, 10. March 2026
Sport

Peja forcohet me një amerikan

GS 18/09/2024 1 Min. Lesezeit

KB Peja ka shtuar një përforcim të ri në radhët e veta.

Bëhet fjalë për amerikanin Daniel Cowart, i cili është prezantuar të mërkurën nga skuadra e Superligës së Kosovës.

Cowart (203 cm) luan nën kosh dhe është transferim i mirëseardhur për Pejën pasi sezonin 2024/25 e ka nisur me humbje.

Sezonin e shkuar, Cowart ka luajtur në Spanjë dhe Kili, ndërsa ka pasur një mesatare prej 19 pikëve për ndeshje.

Teilen: