Tuesday, 24. February 2026
Sport

🔥 Peja largon tre basketbollistë të huaj

GS 23/02/2026 1 Min. Lesezeit

Amerikanët Alan Herndon, Dequan Morris dhe Tajh Green, nuk janë më basketbollistë të skuadrës së Pejës.

Te tre basketbollistët e huaj, kanë shkëputur kontratën me Pejën me marrëveshje të dyanshme, kanë bërë të ditur nga klubi që garon në Superligën e Kosovës.

Herndon, Morris e Green ishin lojtarët e huaj që iu bashkuan Pejës në fillim të sezonit dhe klubi ka paralajmëruar ardhje të reja pas largimit të tyre.

Për dallim prej Green e Herndon, Morris ka regjistruar vetëm 4 paraqitje për Pejën në Superligën e Kosovës, duke realizuar në total 13 pikë.

Green ka luajtur me një mestare prej 14 pikëve e 8 kërcimeve për ndeshje, ndërsa Herndon ka regjistruar 8 pikë e 7 kërcime për ndeshje te Peja, ekip që ka 10 humbje karshi 11 fitoreve deri më tani në Superligë.

Teilen: