Peja në krizë të thellë, e befason Bora në Karagaq
GO+Peja është në krizë të thellë të rezultateve. Peja e ka regjistruar të shtunën disfatën e pestë radhazi në Superligën e Kosovës në basketboll.
Peja të shtunën mbrëma në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë u mposht edhe nga Bora me rezultatin 88:68. Ndeshja i takoi xhiros së 17-të.
Bora i fitoi dy çerekët e parë me rezultatet 26:17 dhe 25:14 dhe shkoi në pushim me 19 pikë epërsi.
Çereku i tretë i takoi Pejës që e fitoi me rezultatin 21:18. Bora e fitoi edhe dhjetëminutëshin e fundit 19:16.
Më të dalluarit në fitoren e Borës ishin Shaquan Jules me 20 pikë dhe nëntë kërcime dhe Amin Hot me dhjetë pikë, gjashtë kërcime dhe 11 asistime.
Te Peja lojë të mirë pati Cesare Edwards me 20 pikë dhe pesë kërcime.
Bora është në seri prej katër fitoreve radhazi.