• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Peja triumfon bindshëm ndaj Plevlës në BIBL

18/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kampionia e Kosovës në basketboll, Peja ka shënuar fitoren e pestë në shtatë ndeshje të luajtura deri më tani në Ligën Ballkanike (BIBL).

Të hënën mbrëma, Peja e mposhti thellë skuadrën nga Mali i Zi, Plevla të cilës ia shkaktoi humbjen e shtatë në po aq ndeshje të luajtura këtë edicion. Në palestrën “Karagaçi”, Peja triumfoi me shifrat 105:75.

Skuadra pejane ka dominuar gjatë tërë ndeshjes ndaj Plevlës, ekip që nuk ishte aspak kundërshtar i barabartë në parket. Në fakt, Peja i dha fund dilemës së fituesit qysh në çerekun e parë, të cilin e fitoi me shifrat 40:11.

Dominimin Peja e vazhdoi edhe në periudhën e dytë dhe në pushim shkoi me epërsi prej 30 pikëve – 59:29. Edhe në periudhën e tretë, Peja vazhdoi dominimin. Madje, epërsinë e ngriti në mbi 40 pikë – 72:31 dhe 90:43, ndërsa çereku i katërt ishte vetëm formalitet për Pejën.

Kjo fitore ishte e nevojshme për Pejën, sidomos pas dy humbjeve rresht në Superligën e Kosovës në basketboll nga Trepça dhe Golden Eagle Ylli. Padyshim se më i merituari për triumfin ndaj Plevlës ishte Meriton Ismaili me 26 pikë, ku 24 prej tyre i realizoi nga treshet. Prej 11-të tentimeve për tri pikë, Ismaili ishte i saktë tetë herë.

Te Plevla u veçua George Martin me 17 pikë të realizuara. Aktualisht, Peja i ka 12 pikë, katër më shumë se Plevla që është e fundit në tabelë. Nga 12 pikë i kanë edhe AEL-i i Qipros dhe Lovqeni, ndërsa Prishtina ka tubuar 10 pikë.

Këtë edicion në Ligën Ballkanike po paraqiten vetëm pesë skuadra.

Next Post

Rinovimet peng nga Zhangu, Marota: Do vijnë së shpejti

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.