Saturday, 4. April 2026
Sport

Peja triumfon ndaj Yllit

GS 07/12/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Pejës është rikthyer tek fitorja pas humbjes që ditë më parë e pësoi nga Trepça në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

Peja, të dielën në palestrën “Karagaçi” triumfoi ndaj Golden Eagle Yllit, ekip që regjistroi humbjen e shtatë këtë sezon.

Ndeshja me të cilën u mbyll xhiro e gjashtë e elitës së basketbollit kosovar, u mbyll me shifrat 82:63 në të mirë të Pejës.

Peja për asnjë moment nuk e rrezikoi fitoren pasi i fitoi të gjithë çerekët, ndërsa shkëputjen në rezultat e bëri në periudhën e fundit të ndeshjes, të cilën e fitoi me shifrat 22:12.

Tajh Green me 15 pikë e 17 kërcime, si dhe Jordan Johnson me 16 pikë, 3 kërcime e 6 asistime ishin më të dalluarit te Peja.

Në anën tjetër, te skuadra e Yllit u dallua Trevon Allen me 20 pikë dhe 5 kërcime të regjistruara.

Teilen: