Wednesday, 8. April 2026
Sport

Peja-Vëllaznimi hap sezonin e ri 2023/24 në Superligen e Kosovës në Basketboll

GS 22/09/2023 1 Min. Lesezeit

Sonte në qytetin e Pejës zhvillohet ndeshja e parë e sezonit të Supërliges së Kosovës në Basketboll.

Basketbollistët e Pejës presin ata të Vëllazënimit që në letër duket se do të jetë një përballje e lehtë.

  

Peja vjen në këtë ndeshje pas humbjes në finale të Supërkupes nga ana e Trepçës ndërsa Vëllaznimi vjen pas disfatës në çerekfinale të Superkupës nga ana e Golden Eagle Yllit.

Të dy skuadrat gjatë afatit kalimtar janë përforcuar me lojtarë vendor dhe të huaj dhe të dy skuadrat kanë synimet e tyre për këtë sezon.

Ndeshja Peja-Vëllaznimi nis nga ora 19:00./Lajmi.net/

  

  


Teilen: