Thursday, 20. August 2026
Sport

Pellegrini dhe Saelemaekers ndëshkojnë Lazion, derbi është i Romës

GS 05/01/2025 1 Min. Lesezeit

Goditje e madhe për Romën në derbi. Në ndeshjen e javës së 19-të të Serisë A, skuadra e Ranierit mundi 2-0 Lazion dhe u ngjit në kuotën e 23 pikëve. Në Olimpico në pjesën e parë, verdhekuqtë zhbllokuan sfidën me një gjuajtje të shkëlqyer të Pellegrinit (10′)  dhe më pas dyfishuan epërsinë me Saelemaekers (18′).

Më pas në pjesën e dytë bardhekaltërit rritën ritmin, por Svilar ishte i vëmendshëm. Tchaouna humbi një rast të mirë duke goditur traversën. Në kohën e rikuperimit pati një përleshje në fushë dhe Castellanos u përjashtua nga fusha pas një përplasjeje me Hummels.

 

Teilen: