Saturday, 16. May 2026
Sport

Penallti në ndeshjen Angli – Itali, realizohet edhe goli i dytë

GS 17/10/2023 1 Min. Lesezeit

Është shënuar goli i dytë në kryendeshjen e mbrëmjes në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024 mes Anglisë dhe Italisë.

  

Kombëtarja e Anglisë ka barazuar shifrat 1:1 kundër Italisë në stadiumin “Wembley”, shkruan lajmi.net.

Sulmuesi Harry Kane ka dërguar topin në rrjetë për “Tre Luanët” në minutën e 32-të.

Sfida mes Anglisë dhe Italisë është e vlefshme për Grupin C në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024./Lajmi.net/

  

  


Teilen: