Barazimi i së dielës me Çelsin në “Stam ford Bridge” vendosi një rekord për herë të parë në karrierën 16-vjeçare të Pep Guardiolës si trajner. Në ndeshjen e tij të 882-të si trajner, kjo ishte hera e parë që Guardiola pa ekipin e tij të shënonte dhe të pësonte të paktën katër gola në të njëjtën ndeshje. Erling Haland shënoi një dopietë, ndërsa golat e Manuel Akanzhisë dhe Rodrigos e dërguan Sitin në avantazh tre herë gjatë ndeshjes.
Megjithatë, Tiago Silva, Rahim Sterling, Nikolas Xhekson dhe Kol Palmer shënuan për të barazuar miqtë në një pasdite të pabesueshme në Londrën Perëndimore.
Kjo ishte vetëm ndeshja e pestë në historinë e Premier Ligës që pa deri në katër gola barazimi të shënuar, pas Evertonit kundër Lidsit në tetor 1999, Çarltonit kundër Uest Hemit në nëntor 2001, Totenhemit kundër Readingut në dhjetor 2007 dhe Liverpulit kundër Arsenal në prill 2009.
Erling Haland shënoi golat e tij të parë në Premier Ligë kundër Çelsit, që do të thotë se ai tani ka shënuar kundër 19 nga 21 klubet e ndryshme kundër të cilave ka luajtur në këtë kompeticion. Dy skuadrat e vetme që ende nuk kanë pësuar një gol të Halandit në Premier Ligë janë Brentfordi dhe Liverpuli, me sulmuesin që ka luajtur vetëm një herë përballë tyre.
Në të gjitha ndeshjet, norvegjezi ka shënuar 13 nga 15 penalltitë për Sitin. Ai tani ka 49 gola në 47 paraqitje në Premier Ligë dhe i duhet vetëm një gol në 17 paraqitjet e tij të ardhshme për të qenë lojtari më i shpejtë që shënon 50. Endi Kol mban këtë rekord aktualisht, duke iu dashur 65 ndeshje për të shënuar 50 golat.
PANORAMASPORT.AL