• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Penalltia e Ukrainës, Spaleti turfullon: Boll, nuk grabitëm asgjë! Italia e meritoi kualifikimin

24/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Italia do të marrë pjesë në “Euro 2024”, pas mungesës në dy Botërorët e fundit radhazi dhe në Gjermani do të mund të mbrojë titullin e fituar tri vjet më parë në “Uembli”.Spaleti

Rruga e kualifikimit për “Axurrët” nuk ishte e lehtë, duke kaluar nga tradhtia e Mançinit në momentin më delikat, te triumfi i Spaletit dhe rezultati 0-0 kundër Ukrainës i dha kualifikimin. Por kjo arritje u njollos nga një episod shumë i dyshimtë në minutën e 92-të të sfidës së fundit, teksa një faull i Kristantes ndaj Mudrik u duk si një penallti e pastër, por e mohuar nga arbitri spanjoll, Hezus Gil Martinez. Shkurt, ky i fundit duket sikur i bëri qokën Italisë së madhe, përballë një Ukraine që e vrarë edhe në zemër nga lufta në vendin e tyre, ndihet e vjedhur dhe e plagosur edhe në arenën sportive. Gjithsesi, pasi ky episod është bërë viral në rrjete dhe tashmë edhe opinioni mendon se ishte një padrejtësi sportive, ai që ka vendosur të ndërhyjë mbi çështjen ka qenë trajneri i Italisë, Luçiano Spaleti.

“Është për të ardhur keq që shumë media duan të kalojnë një episod të dyshimtë si një diçka të saktë, të pakontestueshme. Kjo nuk është aspak kështu dhe mbi të gjitha nuk është e drejtë. Unë mendoj që gjithçka kemi bërë deri në këtë kualifikim, ka qenë një punë e madhe. Jo vetëm që e kemi merituar të shkojmë në Gjermani, por nuk kemi vjedhur asgjë dhe askënd. Kjo është pak, por e sigurt”, deklaroi me pak fjalë Spaleti.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Di Maria njofton largimin nga Argjentina

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.