Reali i Madridit ka një problem serioz me penalltitë në këtë sezon. Nuk bëhet fjalë për penalltitë kundër, por ato në favor!
Në sezonin e kaluar ishte Benzema gjuajtësi i zakonshëm, por pa francezin Reali nuk ka gjetur një gjuajtës të besueshëm nga njëmbëdhjetë metrat. “Los blancos” kanë fituar dy penallti në këtë fillim të kampionatit dhe i kanë humbur të dyja.
E para ishte kundër Selta Vigos, me Rodrigon që e shpërdoroi. E dyta ka ardhur të shtunën në mbrëmje kundër Osasunës. Këtë herë ishte Hoselu ai që e humbi goditjen. Dy penallti të humbura që kanë shkaktuar edhe polemika në Madrid.
Në rastin e atij ku Rodrigos, përgjegjës për gjuajtjen e saj ishte Modriç, por ai ia dha brazilianit dhe kjo e zemëroi Ançelotin. Historia u përsërit të shtunën me Hoselun. Hoselu, nga ana e tij, ishte mori përsipër ekzekutimin e penalltisë, por kamerat e “DAZN” zbuluan se si Ançeloti dhe Vinicius i thanë Rodrigos ta gjuante penalltinë.
PANORAMASPORT.AL