Thursday, 26. March 2026
Sport

Pendohet futbollisti shqiptar: Gabova që shkova te Shalke

GS 19/08/2023 1 Min. Lesezeit

Shkodran Mustafi mund të mburret më të drejtë si një nga të paktët futbollistë me prejardhje të huaj që ka korrur sukses me përfaqësuesen e “pancerave”, e përkthyer me triumfin në Botërorin “Brazil 2014”.

mustafi

Megjithatë, Mustafi mbart një peng, i cili ende rrjedh “gjak” në kalvarin e transferimeve, konkretisht me zhvendosjen te Shalke në vitin 2020 si transferim falas nga Arsenali. Së fundmi, ai gjendet pa ekip dhe nuk i dihet si cili do të jetë destinacioni i radhës:

“Te Shalke erdha me qëllim kontributin rreth objektivit mbijetesë, por që nuk u arrit dhe u fundosëm në Kategorinë e Dytë. Nëse do ta ktheja edhe njëherë kohën do t’i mendoja më mirë alternativat. Nuk dua t’ia ul vlerat Shalkes dhe dashurisë që më dhanë tifozët, ndonëse dha efekte në ecurinë time”, përfundoi për mediumin e “Transfermarkt.de” mbrojtësi 31-vjeçrë me origjinë kosovare.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: