• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Pendohet” Sarri/ Tekniku italian kujton me nostalgji aventurën te Chelsea: Largim ishte gabimi më i madh në karrierën time

17/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trofe i fituar ishte vetëm një, ama kohën kur drejtonte Chelsea e kujton me nostalgji.

Në një intervistë të fundit për “Sky Sport”, tekniku Maurizio Sarri, i cili qëndroi te “Blutë e Londrës” për vetëm një sezon duke fituar Europa League, theksoi se gaboi duke u larguar nga Anglia pasi ishin të gjitha kushtet në favor për të qëndruar në Premier League.

“Largimi nga Chelsea është një gabim i madh në karrierën time. Ishin kushtet e duhura për të vazhduar, edhe pse shoqëria në atë kohë drejtohej nga Abramovic dhe në kohën e tij shumë pak trajnerë rezistonin për dy sezone. Megjithatë, do të mbetesha në rrethin e Premier League. Zhvilluam një sezon shumë të mirë me Chelsean, e mbyllëm kampionatin në vendin e tretë pas Liverpool dhe City që kishin diçka më tepër dhe fituam Europa League.

Më pas humbëm vetëm një finale kupe me penallti ndaj Cityt, si dhe në atë kompeticion eliminuam Liverpool dhe Tottenham që më pas mbërritën në finalen e Champions League. Ishte një gabim i madh që u largova, nuk duhej ta kisha bërë këtë gafë. Por, ndjeja shumë dëshirë për t’u rikthyer në Itali”,- u shpreh Sarri. /i.m /abcnews.al

Next Post

Fitorja ndaj Gjeorgjisë ngjit përsëri Shqipërinë në renditjen e FIFA-s, Kosova pranë arritjes historike

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.