Pentathloni Modern është një tjetër ekskluzivitet i Radio Televizionit Shqiptar. Vjen për herë të parë, teksa bëhet fjalë për Kupën e Botës, e cila etapën e parë e kishte në Kajro të Egjipti. Skermë, kalim me pengesa, not në distancën 100 metra stil i lirë dhe vrapim me lazer, i cili ka të përfshirën vrapimin në distancën 3000 metra dhe qitje me pistoletë 10 metra ajër, janë disiplinat që bëjnë pesëgarëshin modern.
Janë zhvilluar gjysmëfinalet e vajzave, teksa kanë garuar 36 konkurrente, të ndara në dy grupe me nga 18 sportiste. Në gjysmëfinalen e parë në skermë fituese ishte Valencia e Guatemalës, në kalimin e pengesave turkja Oziuksel, në not u dalluan Martinesku, Guzi dhe Guliash, kurse në vrapimin me lazer Derval.
Në përfundim të mbledhjes së pikëve gjysmëfinalja e parë u fitua nga hungarezja Guzi me 1424 pikë, që la nga pas britaniken Popi dhe atleten neutrale individuale Malashenoka. Në gjysmëfinalen e dytë ishte një garë e ethshmes mes Sazonovës dhe Atia, të cilat në përfundim të notimit 100 metra stil i lirë ishin me një diferencë prej një pikë, 865 me 864. Sazonova ishte fituese në skermë, në kalimin me pengesa, ndërkohë në not u dalluan Melikova, Fu dhe Atia.
Diferenca erdhi nga vrapimi me pengesa, që u fitua nga hungarezja Erdosh, e cila në renditjen e përgjithshme kishte 1435 pikë, duke lënë nga pas Xhonson dhe Amer.
E shtuna është për gjysmëfinalet e meshkujve, kurse të dielën në ora 10:00 do të jetë finalja e vajzave dhe në ora 15:00 ajo e djemve për t’i dhënë fundin etapës së parë të Kupës së Botës në Pentatlonin Modern.