Horge Valdano, ish-lojtar i Realit të Madridit nga viti 1984 deri në vitin 1987 dhe trajner i skuadrës “merengues” nga viti 1994 deri në vitin 1996, u shfaq i kujdesshëm pas fitores së madhe të Realit të Madridit 2-3 në Ligën e Kampionëve ndaj Mançester Sitit në “Etihad”.
“Reali do të ishte favorit në shtëpi në ‘Santiago Bernabéu’ edhe nëse do të ishte mundur”, shpjegoi ish-futbollisti 69-vjeçar në “Movistar Plus+” pas ndeshjes.
Por Valdano paralajmëroi Realin për ndeshjen e kthimit. “Unë nuk i besoj aspak Pep Guardiolës, ky është realiteti. Pep Guardiola është si puna e ujkut i veshur me rroba deleje”, komentoi Horge Valdano.
PANORAMASPORT.AL