• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, October 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pep Guardiola para derbit të Mançesterit: Nuk do të jetë si një finale

29/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pep Guardiola ka fituar në “Old Trafford” më shumë se çdokush në histori dhe nëse ka një trajner që i shijon më shumë ndeshjet kundër Junajtidit në “Teatrin e Ëndrrave” është pikërisht timonieri i Sitit.

Guardiola5

Përpara derbit të parë të sezonit të Mançesterit të dielën, tekniku katalanas tha: “‘Old Trafford’, kur isha në Barcelonë ose te Bajerni dhe udhëtoja në Angli, ishte gjithmonë i veçantë. Është një vend special edhe për tifozët tanë. Nuk është një ndeshje si një finale e Kupës FA apo ndeshjet e fundit të sezonit që përcaktonin fitimin ose jo të Premier Ligës, megjithatë ne kemi luajtur vetëm 9 ndeshje dhe kemi 87 pikë për të luajtur. Duhet të jemi të fokusuar”.

Kampionët do të jenë pa Manuel Akanzhin për derbin, pasi mbrojtësi zviceran do të shlyejë ndeshjen e pezullimit pas kartonit të kuq kundër Brajtonit. Shefi i Sitit paralajmëroi se është gjithmonë një sfidë e madhe të largohesh me 3 pikë nga ky stadium dhe se lojtarët e tij do të duhet të jenë të ekzaltuar:

“Junajtidi ka qenë gjithmonë, pavarësisht trajnerit, një kundërshtar i ashpër. Cilësitë e individëve që kanë, stadiumi, karakteri, momenti. Ata mund të shënojnë gola, ne e dimë cilësinë që ata kanë. Gjithmonë kështu ka qenë dhe do të jetë”. Siti i vendit të dytë shkon në derbi gjashtë pikë dhe gjashtë pozicione përpara “djajve”, por Erik ten Hag ka fituar dy ndeshjet e fundit në Premier Ligë, si edhe ka arritur një fitore dramatike ndaj Kopenhagenit në Champions.

Pep thotë se është shumë herët për të ditur se cilët do të jenë pretendentët për të fituar titullin dhe theksoi se Junajtidi është gjithmonë një skuadër që duhet të konsiderohet si pretendente. “Është shumë herët. Të gjitha skuadrat janë në garë. Edhe ekipet pas mund të jenë aty. Kur ke luajtur vetëm 9 ndeshje, shumë gjëra mund të ndodhin. Ne kemi qenë pas disa pikë në shkurt dhe mars e më pas kemi mundur të fitojmë. Dua të shoh mentalitetin tonë të dielën në ‘Old Trafford’. Ne kemi fituar shumë, dhe nuk ka lidhje me atë që do të ndodhë në fund nëse fitojmë tani. Por unë dua të shoh mentalitetin e duhur për të luajtur për këto pikë”.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Zhegrova në formacionin fillestar për përballjen e Lille ndaj Monacos

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.