• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pep nuk e bën dramë: Kur të na kthehen lojtarët, në maksimumin tonë

09/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Manchester City nuk po kalon momentin më të mirë. Në fakt po kalon momentin më të keq të 18 viteve të fundit dhe të të gjithë karrierës së Pep Guardiolës: ndaj Brightonit, “Qytetarët” shënuan humbjen e katërt radhazi. Pas ndeshjes, trajneri spanjoll nuk ishte shumë i mërzitur për situatën.

“Gjithmonë ka një herë të parë në jetë. Kjo është sfida ime, sfida jonë. Më pëlqen të përballem me të. Nuk do të tërhiqem aspak, më shumë se kurrë, e dua këtë sfidë dhe do ta provojmë sërish. Ne humbëm dy ndeshje në Premier League, kjo është çështja. Sigurisht që duhet të ndryshojmë dhe të fitojmë sërish, por jemi në një pozicion të mirë në tabelë, sërish në Ligën e Kampionëve dhe, kur të kthehen lojtarët, nuk kam dyshim se do të kthehemi në maksimumin tonë”, tha fillimisht trajneri katallan.

“Kur lojtarët të kthehen, do të doja të luaja në nivelin e pjesës së parë në Lisbonë. Unë e di se si po luajmë. E di që nuk do t’i bind, nuk është ky qëllimi im, por e di që niveli në të cilin po luajmë është shumë i mirë në momente të caktuara”, shtoi ai.

Kriza e dëmtimeve vazhdon të shqetësojë skuadrën e Manchester City-t dhe Guardiola ankohet për mungesën e lojtarëve që ka në skuadër, ndërsa theksoi se, duke pasur parasysh atë që ka arritur tashmë, të gjithë presin që ata të humbasin: “Epoka jonë po vjen në fund? Këtë duan njerëzit. Është normale, kemi fituar shumë, ndodh. Nëse kjo epokë do të përfundojë, sigurisht që nuk është e përjetshme.”

Simpson-Pusey, i cili bëri debutimin e tij të martën e kaluar në Alvalade, ishte edhe një herë titullar dhe meritoi lëvdata nga Pep Guardiola: “I riu luajti shumë mirë. Nuk është e lehtë për të. Të rinjtë zakonisht hyjnë me ndihmën e Rodrit. Ai bëri një lojë të pabesueshme dhe ne kemi një mbrojtës për të ardhmen”, ka analizuar Pep.

Next Post

VIDEO/ Myrto Uzuni, hero i Granadas, dygolëshi i tij vlen tri pikë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.