Monday, 13. April 2026
Futboll

Pep nuk fsihet më: Ose ne ose ata, përballja me Arsenal do të jetë vendimtare për titullin

GS 13/04/2026 2 Min. Lesezeit

Trajneri Pep Guardiola ka pranuar se përballja e Manchester City me Arsenal, të dielën e ardhshme, do të jetë ndeshja përfundimtare e garës për titull në Premier League. “Citizens” kërkojnë të mbajnë gjallë shpresat e tyre për të ngritur trofeun.

Ndërsa minimizoi arritjen e skuadrës së tij deri më tani, trajneri i City tha se skuadra e tij ishte “rritur” gjatë muajve të dimrit për ta bërë ndeshjen e fundjavës së ardhshme një përballje të tillë për titullin. “Kemi pasur tre ndeshje me ta, por skuadra më e mirë në Angli deri më tani është Arsenal,” tha ai.

Skuadra më e mirë në Evropë deri më tani është Arsenal, sepse shifrat janë aty, qëndrueshmëria që kanë pasur. Por ne kemi një ndeshje të rëndësishme të dielën e ardhshme dhe do të përgatitemi mirë këtë javë”, shtoi Guardiola.

Më tej, trajneri I Manchester City, shtoi: “Ata do të përshtaten, krahasuar me finalen e Carabao Cup, ndaj edhe ne duhet të përshtatemi me njerëzit tanë për të provuar të performojmë mirë. Kjo është ajo që përcakton ekipet, mënyra se si luan”.

“Në ndeshjet që luan në tetor, nëntor, janar apo shkurt, nëse nuk rritesh si ekip dhe mënyrën se si luan, atëherë nuk fiton. Kështu që duhet të këmbëngulim të luajmë gjithnjë e më mirë, kjo është e vetmja gjë“, përfundoi Guardiola.

Teilen: