• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pepe feston rekordin e ri

08/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mund të jetë vetëm shumë pak muaj larg festimit të 41 vjetorit.

Megjithatë “lideri” portugez i mbrojtjes, Pepe po vazhdon të shkëlqejë në fushën e blertë, teksa pasi theu rekordin si lojtari më i vjetër që luan një përballje të UEFA Champions League, në moshën 40 vjeç e 241 ditë, mbrëmjen e së martës ish-“ylli” i Real Madrid vendosi një tjetër rekord.

Në minutën e 91’-të të sfidës në “Estadio do Dragao”, mes “dragonjve” të Porto e blegëve të Antwerp, Pepe arriti të bëjë të tijin rekordin, duke gjetur rrugën e rrjetës 40 vjeç e 254 ditë, falë një goditje me kokë, pas një krosimi të bukur në zonë, duke thyer kështu rekordin e një tjetër “legjende”.

Bëhet fjalë për ish-“bomberin” italian të Roma-s, Francesco Totti, i cili para rrjetës së Pepe mbante rekordin në UEFA Champions League, si golashënuesi më i vjetër në moshë, me golin e tij, në përballjen e 25 nëntorit të vitit 2014 kundër rusëve të CSKA Moscoë, të shënuar në moshën 38 vjeçar e 59 ditëshe.

Next Post

VIDEO/ “Baskët” të pamëshirshëm, Sociedad shënon të tretin në portën e Benfica

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.