Nuk ka asnjë lidhje mes ndërhyrjes kirurgjikale në sytë e Nicolas Pépé dhe eklipsit diellor të 12 gushtit. Këtë e ka sqaruar zyrtarisht Villarreali, pas lajmeve se sulmuesi nga Bregu i Fildishtë kishte pasur nevojë për operacion pasi kishte vëzhguar fenomenin pa mbrojtjen e duhur.
Klubi spanjoll i ka hedhur poshtë kategorikisht këto pretendime: “Ndërhyrja në sytë e Nicolas Pépé ishte planifikuar shumë kohë më parë, për arsye që nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me këtë ngjarje”.
Villarreali iu ka kërkuar mediave korrektësi dhe përgjegjësi në raportimin e çështjeve që lidhen me shëndetin e futbollistëve.
Edhe vetë Pépé reagoi me ironi në Snapchat: “Mund të thoni se shkova në Hënë, do të ishte më mirë”. Më pas, iu drejtua mediave: “Jeni kaq të paafta, është e tmerrshme. Më lini të qetë”.
Sulmuesi 30-vjeçar kishte munguar në disa ndeshje gjatë tetorit për shkak të ndërhyrjes. Ai është rikthyer në dispozicion të Villarrealit dhe të dielën luajti si zëvendësues në humbjen 3-2 ndaj Barcelonës. Arsyet konkrete të operacionit nuk janë bërë publike.