Tuesday, 3. March 2026
Sport

Për Ernest Muçin janë kthyer si penallti, Trabzonspori e ka të lehtë golin falë futbollistit të Kombëtares (Video)

GS 03/03/2026 1 Min. Lesezeit

Ernest Muçi ka asistuar golin e radhës me Trabzonsporin, duke zhbllokuar sfidën në transfertën e Basakshehir. Ishte një krosim nga goditja e këndit, që u kthye në gol nga Augusto.

Goditjet e këndit janë kthyer si penallti për lojtarin e Kombëtares, i cili edhe në ndeshjen e kaluar kontribuoi me krosime që sollën dy gola.

Ishte minuta e gjashtë e ndeshjes, kur Muçi hodhi topin në zonë. Më pas Augusto bëri detyrën. Mesfushori me tipare sulmuese vazhdon të spikasë, duke qenë i huazuar nga Beshiktashi.

Muçi po kalon një sezon rekordesh sa i përket aspektit personal. Deri tani janë 13 gola dhe shtatë asistime prej tij me Trabzonsporin.

Asistimi i Ernest Muçit: (VIDEO)

Teilen: