Wednesday, 13. May 2026
Sport

‘Për gënjeshtarin në krye të Piramidës së Mashtrimit’, Berisha: Ymer Pampuri u kthye nga Olimpiada e Mynihut 1972 me medalje të artë!

GS 11/08/2024 1 Min. Lesezeit

Pas fitores së medaljes së bronzit në Lojërat Olimpike, të përfaqësuesit të Shqipërisë, Chermen Valiev, ka reaguar kreu i PD, Sali Berisha, i cili në një postim në rrjetin social “Facebook”, e ka përshëndetur këtë fitore, por, ka vërejtur një detaj jo të parëndësishëm në postimin e kryeministrit.

Berisha shkroi : “Për gënjeshtarin në krye të Piramidës së Mashtrimit.
Miq, sot kreu i piramdës së mashtrimit Edi Rama paraqiti medaljen olimpike të Valiev si medaljen e parë në historinë e vendit. Këtij njeriu që shet injorancë, neveri dhe gënjeshtra nga mëngjesi në darkë dikush duhet t’i kujtojë se mundësi legjendë, Ymer Pampuri u kthye nga Olimpiada e Mynihut 1972 me medalje të artë!”
 

Teilen: