Granit Xhaka është shpallur kampion i Bundesligës për këtë edicion edhe pse deri në fund kanë mbetur edhe pesë ndeshje për t’u zhvilluar.
Bayer Leverkuseni, të dielën triumfoi 5:0 në shtëpi kundër Werder Bremenit në kuadër të xhiros së 29-të.
Me këtë fitore, Leverkuseni forcohet në krye të tabelës me 79 pikë, 16 më shumë se Bayern Muencheni që është i dyti.
Me triumfin ndaj Bremenit, Leverkuseni është konfirmuar kampion i Gjermanisë për këtë edicion.
Për Leverkusenin, ky është titulli i parë i kampionit, ndërsa me këtë sukses i ka dhënë fund dominimit të Bayernit që për 11-të vjet rresht ishte kampion i Gjermanisë.
Në fitoren 5:0 ndaj Bremenit, Xhaka kontribuoi me gol, të cilin e shënoi në minutën e 60-të. Për Xhakën, i cili iu bashkua vitin e shkuar Leverkusenit nga Arsenali, ky është goli i tij i dytë në Bundesligë.
Krahas titullit të kampionit, Leverkuseni është edhe në finale të Kupës së Gjermanisë dhe çerekfinale të Ligës së Konferencës.
Për herë të parë në histori, Bayer Leverkusen kampion i Gjermanisë
Teilen: