• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Për herë të parë në histori emërohet një grua në krye të Federatës së Futbollit

23/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Prej ditës së sotme, Federata Belge e Futbollit është bërë me një president të ri, pas dorëheqjes së ish-Presidentit Paul Van den Bulck, dorëheqje të cilën e dha javën e kaluar pas akuzave të shumta për metodikën e gabuar të punës së tij.

Me anë të një njoftimi në faqen e tyre zyrtare, Federata belge njoftoi se, Bordi i Drejtorëve zgjodhi unanimisht zonjën Pascale van Damme, e cila u bë gruaja e parë në historinë e Belgjikës, që mban postin e Presidentit të Federatës së futbollit.

Menjëherë pas emërimit, Van Damme u shpreh se dëshiron të përmbushë rolin e saj si Presidente në një mënyrë konstruktive, të nderuar dhe bashkëpunuese, në bashkëpunim të ngushtë me anëtarët e Bordit të Drejtorëve dhe Komitetit Menaxhues.

“Kam shumë besim se i gjithë Bordi i Drejtorëve dhe Komiteti Menaxhues duan të kthejnë faqen së bashku dhe të vazhdojnë të ndërtojnë të ardhmen e Federatës Belge të Futbollit duke bashkuar forcat.

I bëj thirrje Bordit të Drejtorëve, Komitetit Menaxhues, Pro League, Voetbal Vlaanderen dhe Shoqatës së Klubeve Frankofone të Futbollit që të bashkohen me mua për të shkruar një të ardhme të ndritur për Djajtë e Kuq dhe qindra mijëra futbollistë të tjerë, mbështetës dhe anëtarë që përfaqësojmë. Më mirë së bashku!”,- u shpreh Pascale van Damme në fjalën e saj të parë si Presidente e Federatës së futbollit.

Next Post

Atletico e Inter “hidhen” në sulm për Thuram, në garë dhe ekipe nga Franca, Anglia e Gjermania

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.