Tuesday, 7. April 2026
Sport

Për herë të parë në karrierën e tij Ronaldo mbeti pa trofe për dy sezone radhazi

GS 28/05/2023 1 Min. Lesezeit

Cristiano Ronaldo nuk ka fituar asnjë trofe prej dy vitesh.

Sot Al-Nassr, për të cilin portugezi luan që nga dimri, humbi shanset për kampionatin në Arabinë Saudite. Më parë, klubi ka humbur në Kupën dhe Superkupën e vendit.

Në sezonin 2021/22, sulmuesi, i cili luajti për Manchester United, gjithashtu nuk arriti të fitojë asgjë.

Trofeu i fundit i Ronaldos ishte Coppa Italia në maj 2021 me Juventusin.

Për herë të parë në karrierën e tij, Cristiano regjistroi dy sezone radhazi pa fituar një trofe. /G.D abcnews.al/

Teilen: