• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Për herë të parë në Kosovë, fillon Kursi për Licencën UEFA A

27/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Për herë të parë në historinë e futbollit kosovar, Federata e Futbollit e Kosovës, ka nisur kursin për trajnerë për Licencën UEFA A. Pas një ecurie të suksesshme në kurset e Licencës C dhe B, FFK është autorizuar nga UEFA për të mbajtur edhe kurset e Licencës A, gjë që dëshmon progresin e jashtëzakonshëm të bërë nga Departamenti i Edukimit.

Në këtë kurs janë përfshirë 20 trajnerë të përzgjedhur, të cilët gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, përveç ndjekjes së ligjëratave, do të kenë edhe punën praktike dhe monitorimin në klube. Në përfundim të kursit, trajnerët do t’i nënshtrohen një provimi dhe ata që e kalojnë me sukses do të marrin Licencën UEFA A.

Në hapjen e këtij kursi historik, në Kampin Nacional të FFK-së, në Hajvali, ishte i pranishëm edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili përshëndeti trajnerët pjesëmarrës dhe theksoi rëndësinë e madhe të këtij kursi.

“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për FFK-në dhe për futbollin e Kosovës. Pas kurseve bazike për Licencën C dhe B, tanimë kemi kaluar në nivelin profesional, ku për herë të parë organizojmë kursin për Licencën A. Ne kemi filluar me organizimin e kurseve për trajnerë në vitin 2018 dhe që nga ajo kohë kemi bërë hapa gjigant në sektorin e edukimit. Në bazë të punës që kemi bërë mendoj se edhe më herët e kemi merituar të fillojmë me kurset e Licencës A, por pandemia Covid-19 pati ndikimin e saj. Sidoqoftë, fakti që në kurset e Licencave C dhe B nuk kemi pasur asnjë vërejtje nga UEFA dëshmon punën e mirë që kemi bërë. Ju jeni gjenerata e parë e trajnerëve që jeni të përfshirë në këtë kurs dhe do të mbeteni në histori. Shpresoj se me punën tuaj do të arrini ta kryeni me sukses këtë kurs”, tha presidenti Ademi.

Ai tutje falënderoi UEFA-n për mundësinë e dhënë, si dhe Federatën Shqiptare të Futbollit për ndihmën e dhënë në edukimin e trajnerëve kosovarë deri tani. Ai gjithashtu vlerësoi punën e shkëlqyer të Departamentit të Edukimit në FFK, duke theksuar se puna do të vazhdojë deri në marrjen e autorizimit për Licencën UEFA Pro.

Trajnerët pjesëmarrës u shprehën të lumtur që tashmë kanë mundësinë që kursin për Licencën A ta kryejnë në Kosovë, duke falënderuar FFK-në për këtë mundësi. Ata shpresojnë që shumë shpejt do të kenë rastin të ndjekin edhe kursin për Licencën UEFA Pro.

Ligjërues në këtë kurs është instruktori i njohur Klaus Stark, i cili do të drejtojë trajnerët gjatë këtij rrugëtimi të rëndësishëm profesional.

Ky kurs për Licencën UEFA A është një hap i madh përpara për futbollin kosovar dhe një dëshmi e përkushtimit të FFK-së për të ngritur nivelin profesional të trajnerëve në vend.

Next Post

E kryer: Milan arrinë marrëveshje me Paulo Fonseca

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.