Tuesday, 21. April 2026
Futboll

“Për herë të parë pas kaq shumë vitesh jam i emocionuar kur shoh Manchester United”

GS 21/04/2026 2 Min. Lesezeit

Ryan Giggs duartroket Michael Carrick. Sipas legjendës së “djajve të kuq”, Carrick ka sjellë emocione përsëri në “Old Trafford”.

Manchester United është transformuar në 15 javët që nga largimi i diskutueshëm i portugezit Amorim dhe vendimi për t’ia besuar pjesën tjetër të sezonit ish-mesfushorit, kapitenit dhe trajnerit të tyre Carrick ka rezultuar të jetë një zgjedhje e mençur.

Ai e udhëhoqi United drejt vendit të tretë në Premier League dhe fitorja e vështirë 1-0 e së shtunës ndaj Chelsea të vendit të gjashtë i forcoi më tej shanset e tyre për t’u kualifikuar në Champions League.

Giggs tha: “Për herë të parë, pas një kohe të gjatë, jam i emocionuar për ndeshjet. Sigurisht, kam miq që kanë bileta sezonale dhe mezi presin ndeshjen tjetër, mezi po e presin”.

“Ishte për të ardhur keq për rezultatin kundër Leeds (humbja 2-1), por padyshim që të gjithë po mbështesim Michael. Ai është një ish-shok skuadre i imi dhe është një djalë fantastik, kështu që duam që ai të bëjë mirë”, tha Giggs.

Nga ana ime, jam optimist sepse gjëja më e vështirë për një trajner është të fitojë ndeshje, dhe ai po i fiton ato. Jo vetëm kaq, por po e bën atë me një ekip si Manchester United”, tha ish-trajneri i Uellsit.

Teilen: