• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Për herë të parë shënuam tre, veç 4 ekipe kanë realizuar më shumë këtë Evropian

25/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Jo vetëm që kemi tejkaluar veten. Kombëtarja e Shqipërisë këtë herë arriti në tre gola në një kampionat europian, duke lënë pas atë që bëmë në 2016 në Francë. Nëse në atë kohë ia dolëm vetëm një herë, pikërisht në ndeshjen e fundit kundër Rumanisë, në Gjermani këtë verë u trefishuam.

Nedim Bajrami realizoi ndaj Italisë në humbjen 1-2 në “Signal Iduna Park” të Dortmundit, dhe Qazim Laçi e Klaus Gjasula ia dolën kundër Kroacisë në ndeshjen e dytë në grup, barazuar 2-2 në Hamburg. Për fat të keq, nuk patëm sukses ndaj Spanjës, edhe pse kjo luajti me linjat e dyta.

Kombëtarja e Sylvinho jo vetëm që është dalluar më shumë në këtë element, sesa kuqezinjtë e 8 viteve më parë, por edhe mund të mburren se kanë qenë të suksesshëm në krahasim me të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në Euro 2024.

Vetëm 4 ekipe kanë shënuar më shumë se ne, edhe pse dy nga grupet nuk i kanë zhvilluar ndeshjet e treta.  Gjermania ka realizuar 8, Zvicra 5, Spanja 5 dhe Portugalia po 5. Jo vetëm kaq, por në Grupin B na ka lënë pas vetëm Spanja, pasi Italia e Kroacia kanë po aq rrjeta sa ne, tre, ashtu si edhe Rumania, Turqia e Austria. /i.m /abcnews.al

Next Post

Fenomeni i 'biskotës' rrezikon të rikthehet në Euro 2024, ja dy skuadrat që mund të fiksojnë ndeshjen në barazim dhe të kualifikohen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.