Monday, 27. April 2026
Futboll

Per Interin ishte një ëndërr e pamundur…; Real Madridi “vulos” të ardhmen e Nico Paz

GS 27/04/2026 2 Min. Lesezeit

Është marrë vendimi, Nico Paz do të jetë lojtar i Real Madridit nga sezoni i ardhshëm. “Los Blancos” kanë aktivizuar klauzolën që i lejon klubit të Florentino Pérez të rikthejë mesfushorin argjentinas, të lindur më 2004. Klubi madrilen ka njoftuar zyrtarisht Como 1907 dhe vetë lojtarin për aktivizimin e klauzolës së riblerjes, e cila është vendosur në 9 milionë euro për verën e vitit 2026. Vendimi është marrë në nivelet më të larta, nga vetë Pérez dhe këshilltarët e tij.

Në javët e fundit ishte folur për interes të fortë nga Interi, që kërkonte përforcime në mesfushë. Madje përmendeshin edhe Javier Zanetti si “ambassador” dhe mundësia për të luajtur me Lautaro Martínez. Paz konsiderohej profili ideal: i ri, teknik, i përshtatur me Serie A dhe me potencial të madh. Por kjo “garë” nuk u hap kurrë realisht.

Nico Paz, i rritur te Castilla, u transferua te Como në verën 2024 për 6 milionë euro me marrëveshje riblerjeje dhe përqindje rishitjeje. Edhe Tottenham kishte tentuar me një ofertë prej 70 milionë eurosh, por marrëveshja mes Como dhe Real Madridit ishte e qartë. E ardhmja e tij tashmë është e shkruar.

Teilen: