Mallorca mori një fitore historike pas plot 14 viteve ndaj Real Madridit.
Protagonisti kryesor ishte Vedat Muriqi i cili nisi të qajë pas golit të minutave shtesë, ku me një goditje të fuqishme e la portierin Andriy Lunin plotësisht të shtangur.
Duke festuar, Muriqi i cili ka kaluar një periudhë të rëndë emocionale këto ditët e fundit, ku u sulmua nga tifozët me akuzimet se “i shiti taktikat” te Turqia nuk arriti t’i ndalë lotët.
Në momentin kur Muriqi ra në gjunjë dhe shihej tepër i emocionuar, afër i erdhi bashkëlojtari Mojica i cili u dëgjua duke bërtitur “Për Kosovën”, që lënë të kuptohet se ky gol ishte vetëm për shtetin tonë.
❤ Las lágrimas de @MuriqiVedat son las lágrimas de todo el @RCD_Mallorca.
MallorcaRealMadrid | LALIGAHighlights | LALIGAEASPORTS pic.twitter.com/bwDIf181gz
— LALIGA (@LaLiga) April 4, 2026Ndërkohë, Muriqi edhe u shpall “Lojtari i Ndeshjes”, kurse ishte goli i 19-të në La Liga, katër prapa Kylian Mbappes./