Në Rusi janë ndarë çmimet sa i përket njerëzve të futbollit.
Presidenti i Rubin Kazanit, Marat Safiullin, është shpallur si njeriu i vitit në futbollin e Rusisë, sportisti i vitit.
Një arritje e madhe për këtë president që drejton një skuadër e cila ndodhet në mesin e tabelës.
Por për të kuptuar vlerën e madhe që ka Mirlind Daku në Rusi, mjafton edhe ky çmim.
Në shkrimin e mediave ruse që tregojnë arsyen e këtij çmimi të dhënë për presidentin e Rubinit, thuhet se një arritje më vete për të ka qenë edhe mbajtja e Mirlind Dakut në skuadër në një kohë që sulmuesin e kërkonin shumë skuadra, mes të tjerash edhe në Serinë A.