• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Per Mertesacker: “Gjermania meritonte penalltitë, Europianin e fiton Spanja”

08/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Per Mertesacker, kampion bote me Gjermaninë në Brazil 2014, ka pengje në lidhje me çerekfinalen e humbur në “frymën e fundit” përballë Spanjës. Njësoj si të gjithë gjermanët.

“Gjithmonë ke nevojë për pak fat në turne si Europiani, pasi gjithçka vendoset nga detajet e vogla. Megjithatë, ka patur raste dhe momente kur nuk jemi mbrojtur mirë.

Por mendoj se falë dinamikës me të cilën luajti Gjermania dhe stilit sulmues që praktikoi skuadra e Nagelsmann duke u shfaqur e rrezikshme kundër Spanjës, e meritonim të shkonim të paktën te penalltitë.

Gjithsesi, Spanja na mundi dhe ata kanë treguar deri tani futbollin më të bukur në Euro 2024. Kjo është arsyeja pse për mua ata mbetën favoritët për fitimin e trofeut”, deklaroi 39-vjeçari nga Hannoveri.

Spanjë-Francë (9) dhe Holandë-Angli (10) janë dy gjysmëfinalët e Gjermani 2024. Finalja e madhe do të luhet të dielën e 14 korrikut në “Olympiastadion” të Berlinit.

Next Post

Al-Itihadi do ta mbulonte me para, Benzema pengon punësimin e Piolit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.