• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Për përparimin e basketbollit në Kosovë

11/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë javë, disa prej femrave udhëheqëse të Federatës së Basketbollit të Kosovës kanë arritur suksese të rëndësishme që do të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e sportit në Kosovë.

Enea Hajdari, Këshilltarja Ligjore për Sport në FBK, ka vazhduar studimet master në “E Drejta Sportive” në Universidad Europea në Madrid. .

Kjo arritje e saj përbën një hap të rëndësishëm, pasi do të jetë e para nga Kosova që do të specializohet në këtë fushë, duke kontribuar në forcimin e bazës ligjore për sportin në vend.

Ndërkohë, Edita Medunjanin dhe Rrezarta Kqiku kanë përfunduar me sukses ligjëratat e Kursit të Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC), organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Ky kurs ka për qëllim zhvillimin e aftësive menaxhuese dhe udhëheqëse, duke i përgatitur ato për të kontribuar më shumë në sektorin e menaxhimit sportiv.

Gjithashtu, Teuta Abdullahu, anëtare e Bordit të FBK, është përzgjedhur për të qenë pjesë e programit prestigjioz WiLEAD 3.0 të FIBA-së.

Ky program synon fuqizimin e grave në basketboll dhe zhvillimin e aftësive të lidershipit, duke promovuar barazinë gjinore dhe mundësitë për gratë në këtë sport.

Këto arritje tregojnë angazhimin e këtyre profesionisteve për zhvillimin dhe përparimin e basketbollit në Kosovë, dhe janë një shembull frymëzues për të gjitha gratë që duan të kontribuojnë në sport.

Next Post

LIVE LIGA E KAMPIONEVE/ Mund të vendoset fati i francezëve dhe madrilenëve, nisin dy duelet e para të mbrëmjes

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.