Tuesday, 5. May 2026
Sport

Për Real-in s’ka qetësi përpara “El Clásico”, Mbappé ofendon një anëtar të stafit

GS 05/05/2026 1 Min. Lesezeit

Real-i i Madridit ka humbur qetësinë në vigjilje të ndeshjes delikate me Barcelonën. Edhe pse klubit katalan tashmë i duhet vetëm një pikë në tre ndeshje për të hapur shampanjën e titullit të 29-të në kampin kastijan mendohej se do të bënin gjithçka për shtyrë festën e rivalëve.

Por në të vërtetë Real-i është në telashe pasi i duhet që të merret me një tjetër çështje. Në orët e fundit situata rreth Kylian Mbappé i ka dalë jashtë kontrollit klubit. “The New York Times” raporton se francezi është konfrontuar me një anëtar të stafit. Sipas të përditshmes sulmuesi e ka ofenduar dhe madje edhe e ka shtyrë personin, të cilit nuk i është zbuluar ende identiteti.

Teilen: