• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Për shkak të përmbytjeve shtyhet edhe zyrtarisht ndeshja Valencia – Real Madrid

31/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndeshja Valencia – Real Madrid është pezulluar edhe zyrtarisht për shkak të përmbytjeve të papritura që kanë shkaktuar humbjen e të paktën 100 jetëve në Spanjë. Spanja po përjeton pasojat e reshjeve të dendura të shiut dhe përmbytjeve vdekjeprurëse që kanë rezultuar në vdekjen e mbi 100 personave dhe shumë të tjerë të zhdukur. Një nga zonat më të goditura është qyteti Chiva, afër Valencias, që ka pasur një sasi të paparë reshjesh.

Për shkak të përkeqësimit të kushteve, Valencia ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes së ligës të së shtunës kundër Real Madrid në stadiumin e tyre, Mestalla.
Kërkesa e Valencias për të shtyrë ndeshjen e ardhshme kundër Real Madrid vjen gjithashtu në një kohë të vështirë për klubin në fushë.

Deri më tani nuk ka një datë zyrtare se kur do të zhvillohet kjo ndeshje pasi situata aktuale në qytet dhe në rrethinën e Valencias mbetet e përkeqësuar.
Nga situata e krijuar në Valencia nuk do të zhvillohet as dueli ndërmjet Villarealit e Rayo Vallecanos në La Liga dhe tri ndeshje të tjera në kategoritë më të ulta.

Next Post

Statistika katastrofike, ky është sezoni më i vështirë i Manuel Nojerit në karrierë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.