Daniel Maldini bëhet gati për një tjetër aventurë në Serinë A, larg Milanit ku u formua si futbollist. Sulmuesi i ri, djali i legjendës Paolo Maldini, pritet që brenda kësaj fundjave të mbyllë gjithçka për t’u bërë lojtari i ri i Empolit.
Pas vitit të kaluar në radhët e Specias në formë huazimi, Maldini kthehet te Milani. Por te kuqezinjtë nuk ka hapësira për të. Ndaj klubet kanë rënë dakord që ai të transferohet te Empoli, ku do të mund të luajë më rregullisht.
Transferimi bëhet me klauzolë blerje në fund të këtij sezoni, por edhe me kundërklauzolë nga kuqezinjtë, të cilët ndonëse hoqën dorë nga shërbimet e të atit, të cilin e larguan nga posti drejtues, mendojnë se i biri ka potencial për të treguar vlerat e tij në fushën e lojës në vitet e ardhshme.
PANORAMASPORT.AL