Saturday, 28. February 2026
Sport

Perandoria spanjolle me 22 finale radhazi të fituara në Champions & Europa League!

GS 01/06/2023 1 Min. Lesezeit

Sevilla fitoi për herë të 7 Europa League ku së fundmi mposhti Romën me penallti, duke vijuar dominimin e skuadrave spanjolle në Europë.

Kjo shte finalja e 22-të radhazi ku spanjollët festojnë në Champions dhe Europa League.

Image

Për të gjetur humbjen e fundit spanjolle nga një klub nga një vend tjetër në të dyja kompeticionet, duhet të ktheheni në vitin 2001 dhe humbja e Valencias në Ligën e Kampionëve ndaj Bayern Munich me Alaves që humbi nga Liverpool.

Që atëherë, ka pasur shtatë fitore nga Sevilla, gjashtë nga Real Madrid, pesë nga Barcelona, ​​tre nga Atletico Madrid dhe një nga Valencia, ku katër nga 22 finalet ishin perplasje mes ekipeve spanjolle. /G.D abcnews.al/

Teilen: