• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Përballen me Partizanin në gjysmëfinalen e Kupës

02/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Egnatia dhe Partizani do të përballen këtë të enjte për të luajtur ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e parë mes tyre të Kupës së Shqipërisë. Sfida që do të zhvillohet në “Arena Egnatia”, nis në orën 19:00.

Në prag të këtij dueli ka folur trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova. Ky i fundit vlerëson maksimalisht ekipin e Partizanit, ndërkohë që flet edhe për gjendjen e skuadrës së tij, duke theksuar se Malota dhe Ndreca nuk janë gati, ndërsa pjesa tjetër e grupit është e plotë.

“Janë shumë pak orë, por kjo është për të katërta ekipet që luajnë në gjysmëfinalen e Kupës. Grupi ka qenë në gjendje të mirë, nuk kemi pasur dëmtime, thjesht lëndime të lehta. Përveç Malotës dhe Ndrecës, pjesa tjetër e grupit është e plotë.

Për çdo trajner, meraku më i madh është kalimi i turit. Mendoj që të marr nga skuadra sinjale pozitive dhe ta përfaqësojmë denjësisht mbrojtjen e trofeut. Jemi katër skuadrat që udhëheqim edhe kampionatin. Kandidatët kryesorë për Final Four. Nuk kam ndonjë skuadër të preferuar, fokusi është te ndeshja nesër.

Kam theksuar gjithmonë që objektivi ynë i vetëm është ndeshja e radhës. Dhe do të shikohet edhe nesër, çdo gjë pastaj hap pas hapi. Po të isha në moment tjetër, ta kisha grupin e plotë nga janari mund të kisha ruajtur titullarët, por mendoj që grupi ka qenë i çalë sepse kemi pasur dëmtime, shumë kartona.

Është kompeticion tjetër, kemi luajtur për kampionat, kjo është ndeshje Kupe. Nuk është se maten golat apo peshorja, këtu është në lojë vetëm rezultati”, është shprehur Edlir Tetova.

Next Post

Atletiko përgatitet me 45 minuta video dhe fjalim, “ngujohet” skuadra e Barcelonës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.