Friday, 13. March 2026
Sport

Përballja e zjarrtë mes Interit dhe Milanit luhet sonte

GS 22/09/2024 1 Min. Lesezeit

Sot zhvillohet “Derby della Madonina” mes Interit dhe Milanit, një nga përballjet më të ndjekura në botë sa i përket futbollit.

Ndeshja do të filloj nga ora 20:45.

Ky derbi luhet në kuadër te xhiros së pestë né Serie A.

Inter e ka nisur pak më mirë sezonin ku në katër ndeshje ka dy fitore e dy barazime.

Ndërsa, Milani fitoren e parë e ka arritur tek në javën e fundit, krahas dy barazimeve e një humbje.

Dy skuadrat e qytetit në mesjavë kanë luajtur në Ligën e Kampionëve me Interin që mori barazim ndaj Manchester City, kurse Milani u mposht në shtëpi nga Liverpooli.

Në gjashtë derbit e fundit Interi i ka fituar të gjithë, kurse fitorja e fundit e Milanit ka qenë në vitin 2022.

Teilen: