Me një fitore ndaj Liverpulit në “Monday Night” që mbyll javën e parafundit të Premier Ligës, Aston Vila mund të sigurojë matematikisht vendin e saj të katërt në Premire Ligë, duke luajtur në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.
Liverpuli ka fituar në tetë nga nëntë vizitat e fundit të kampionatit në “Villa Park”: përjashtim ishte humbja rekord e klubit në Premier Ligë 7-2 në tetor 2020. Kjo është ndeshja e 100-të e Aston Vilës në shtëpi kundër Liverpulit në të gjitha kompeticionet (40 fitore, 21 barazime, 38 humbje). Skuadra e Unai Emerisë lufton për të përfunduar mes katër ekipeve më të mira të Premier Ligës për herë të tretë në histori, por për herë të parë që prej sezonit 1995-96.
“Villains” kanë shënuar 73 gola këtë sezon në kampionat, numri më i lartë që nga sezoni 1976-77, kur ata shënuan 76 dhe përfunduan në vendin e katërt. Por Liverpuli është kundërshtari i vetëm me të cilin Unai Emeri është përballur si trajner në Premier Ligë pa mundur të fitojë (2 barazime, 4 humbje). Ai është pa fitore në nëntë ndeshje zyrtare kundër Jyrgen Klopit, që kur Sevilja e spanjollit mundi Liverpulin 3-1 në finalen e Ligës së Europës 2016.
PANORAMASPORT.AL