• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, August 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Përballja me Barcelonën do të jetë vendimtare, në Madrid besojnë: La Liga është e mundur

29/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kupa e Mbretit është trofeu i tretë sezon al, nga i cili hoqi dorë Reali i Madridit. Humbja në Sevilje ndaj Barcelonës ishte e treta në këtë sezon pas atyre në La Liga dhe Superkupën e Spanjës. Por, pavarësisht humbjes, te Reali besojnë se titulli në La Liga nuk është aq larg sa mund të duket.

real

Me gjithë goditjen që solli humbja, ndeshja la ndjesinë se diferenca me skuadrën e Flik nuk është humnera, që pasqyroi 0-4 në fazën e parë në La Liga dhe 2-5 në Superkupë. Madje, pati një fazë të ndeshjes, në të cilën skuadra e Ançelotit ishte afër trofeut, teksa kryesonte 2-1 me 16 minuta të mbetura. Një konkurrencë që i jep krahë skuadrës përpara pesë ndeshjeve të mbetura deri në fund të kampionatit. Ndjenja në dhomat e zhveshjes dhe stafin stërvitor është se nëse ata dalin të suksesshëm nga dy ndeshjet e ardhshme, kundër Seltës (“Bernabeu”) këtë të diel dhe “El Clasico” më 11 maj, “La Liga është e mundur!”.

Dhe në Madrid do të përpiqen deri në ndeshjen e fundit… Te Reali nuk kanë ndërmend ta dorëzojnë titullin pa betejë. Dhe me shumë gjasa, vendimtare do të jetë përballja e katërt dhe e fundit sezonale kundër Barcelonës, këtë herë në shtëpinë e kryesuesve të kampionatit. Finalja në “La Cartuja” i hapi sytë Realit të Madridit. Në pjesën e dytë dhe në kohën shtesë, skuadra tregoi se mund t’i bëjë ballë Barcelonës dhe të luajë si e barabartë me katalanasit.

Një paraqitje pozitive që ringjall shpresën për pjesën e mbetur të Ligës dhe, mbi të gjitha, për takimin vendimtar në “Montjuiç”. E para nga dy finalet me të cilat përballet Madridi. Sepse për të dalë i gjallë nga “Montjuiç”, fillimisht duhet të shkojë atje i gjallë.

Të paktën, deficiti prej katër pikësh aktual nuk duhet të rritet. Dhe kjo do të thotë, të mundë Seltën të dielën në një ndeshje që, në rrethana të tjera, në mes të një ndeshjeje të vështirë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, mund të jetë e favorshme. Natyrisht, duke pritur Seltën, Reali do të ketë veshë edhe nga Vajadolidi, ndonëse gjasat që tashmë skuadra e rënë në Segunda të ndalë vrullin e Barcelonës. Por, edhe rruga e Realit nuk do të jetë pa pengesa dhe në Madrid e di fare mirë një gjë të tillë. Dëmtimet dhe pezullimet janë një tjetër “armik”.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Wolf: Duam të vazhdojmë me sukseset

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.