“Juvja është shumë e fortë në mbrojtje, jo vetëm me top, por edhe pa të. Ata po ndërtojnë një ekip që përpiqet të ruajë kontrollin e ndeshjes, duke qëndruar mirë në prapavijë. Luftojmë për tre pikë të rëndësishme, padyshim, por nëse nuk fitojmë dhe prapë marrim një pikë, do të ishte pozitive”.
Kështu e prezanton trajneri i Aston Vilëss, Unai Emeri, ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj “Zonjës së Vjetër”.
Emeri gjithashtu bëri një koment edhe për formatin e ri të Ligës së Kampioneve. “Më pëlqen shumë ky format. Mendoj se shumë skuadra mund të kenë më shumë kohë për të korrigjuar disa gabime. Natyrisht ne po shikojmë edhe renditjen” tha ndër të tjera Unai Emeri.
PANORAMASPORT.AL