• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Përballja në “Air Albania”/ Sylvinho jep porositë: Gjeorgjia e fortë, por ne jemi gati!

09/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, në konferencë për media në prag të sfidë me Gjeorgjinë, u shpreh se forca kryesore e ekipit janë tifozët kuq e zi.

Ai vlerësoi kundërshtarin, duke thënë se Gjeorgjia është një skuadër shumë e organizuar dhe me cilësi të lartë teknike.

“Ky është një grup shumë i ekuilibruar dhe mund të ndodh çdo gjë. Gjeorgjia është një ekip shumë I organizuar dhe me cilësia të larë teknike”, tha ai.

Sa i takon planit të tij për zgjedhjen e formacionit kundër Gjeorgjisë në “Air Albania”, Sylvinho tha se fillimisht do vlerësohet gjendja fizike e futbollistëve dhe më pas do të krijohet panorama më e qartë se kush do jetë gati për të luajtur.

“Do shohim gjendjen fizike të lojtarëve. Sot do shohim gjendjen e futbollistëve, do flasim me ta, kemi 23 lojtarë të gatshëm. Nëse një lojtar nuk është rikuperuar në këto ditë, do të vendoset dhe nesër pas drekës do kemi një pamje më të qartë”, tha ai.

Ai u tregua shumë i qartë, kur tha se kërkon nga futbollistë të “luftojnë” në fushë për të përmbushur qëllimin kryesor, që sipas tij është marrja e tri pikëve.

“Të futen me forcën e duhur dhe të zotërojnë topin. Gjeorgjia e fortë, por ne jemi gati. Mendoj se do bëjmë një lojë shumë të bukur me ta”, shtoi ai./abcnews.al

 

Next Post

Provokim i rëndë në stadiumin e Qipros kundër Kosovës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.